Ndërtimi i rrugëve prej fermerëve për të shkuar në tokat e tyre të mbiella me ullinj, mungesa e ndërtimit të mureve mbrojtëse si dhe sasitë e rreshjeve të rëna muajt e fundit kanë bërë që të dalin në sipërfaqe eshtrat e varrezës së vjetër në kishën e Kurjanit në Rroskovec.
Banorë të fshatit Kurjan kanë pohuar se nuk janë në dijeni të këtij fakti, por nëse kjo është e vërtetë bashkia duhet të marrë masa të menjëhershme, pasi në atë varrezë të vjetër janë eshtrat e të parëve të tyre.
Pranë kësaj kishë me varreza ndodhet shkolla 9-vjeçare e fshatit, ku në orët e pushimit nxënësit shkojnë në ambientet e jashtme të kësaj kishe duke kaluar pranë eshtrave të dala në sipërfaqe.
Nga ana tjetër, Bashkia e Rroskovecit ka pohuar jashtë kamerës, se është vënë në dijeni të problemit dhe po ngre një grup pune të kryej verifikimet e nëse problemi qëndron do zbatohet një projekt për parandalimin e daljeve të eshtrave në sipërfaqe duke ndërtuar mur mbrojtës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”p6vsBDmKpls”]
