Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social facebook, u shpreh se është emergjente përgjysmimi i taksave për të frenuar rritjen e çmimit të karburantit.
“Me specialistët më të mirë të fushës jemi marrë gjatë këtyre të 3 javëve për të sjellë propozimet tona në favor të qytetarëve. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar qytetarët përves përgjysmimit të nivelit absurd të taksës 1,1 euro.
Duhet të luftohet me cdo kusht kontrabanda qeveritare sepse janë 350 mijë tonë naftë më së paku që vijnë me anijet të padoganuara që mund të kalojë vetëm kontrabanda e ministrave dhe Edi Ramës. Zgjidhja që kërkon të japë është një zgjidhje mashtrim, që ai do të shtrijë duart e tij të zeza të krijojë një ndërmarrje të re të tij, sic krijoi AKSH-in, AIR ALBANIA që vetë të jetë përfituesi kryesore.”, tha Berisha.
Sali Berisha: është emergjente përgjysmimi i taksave, me specialistët më të mirë të fushës jemi marrë gjatë këtyre të 3 javëve për të sjellë propozimet tona në favor të qytetarëve. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar qytetarët përves përgjysmimit të nivelit absurd të taksës 1,1 euro.
Duhet të luftohet me cdo kusht kontrabanda qeveritare sepse janë 350 mijë tonë naftë më së paku që vijnë me anijet të padoganuara që mund të kalojë vetëm kontrabanda e ministrave dhe Edi Ramës. Zgjidhja që kërkon të japë është një zgjidhje mashtrim, që ai do të shtrijë duart e tij të zeza të krijojë një ndërmarrje të re të tij, sic krijoi AKSH-in, AIR ALBANIA që vetë të jetë përfituesi kryesore.
Ndërmarrja shtetërore nuk bën asgjë tjetër vec se saldon këto nivele cmimesh dhe një ditë të bukur falimenton dhe gjobit qytetarët pas vjedhjes së qindra milionëve, dhe me qindra mln të tjerë pagesa për falimentimin e saj. Ftoj qytetarët të bashkohen në revoltën e 17 prillit kundër këtij regjimi.
