Kriza e re çmimeve dhe ulja e ndjeshme e fuqisë blerëse si pasojë e luftës në Iran, po çojnë drejt boshatisjes tregun e fruta- perimeve në Fier. Nga 75 tregtarë, sot numërohen vetëm 35, dhe shkak kryesor i largimit të tyre mbetet pamundëdia për pagesën e taksave duke çuar drejt falimentimit të plotë këtë treg shumëvjeçar. Ndërkohë qytetarët shprehen njëzëri se rritja e çmimeve është e papërballueshme dhe se prodhimet me çmim të lartë si domatja , specat apo kastraveci i kanë hequr nga lista e blerjeve.

Pensionistët duket se jané të parët që preken nga kriza e çmimeve . Pensionet e ulëta i detyrojnë të reduktojnë sa të munden blerje , ndërsa theksojnë se pa ndihmën e fëmijëve , nuk mund tia dalin.
“ Dy kokrra mollë 100 lekë, domatja 350 lekë , pa ndihmën e fëmijëve futemi dhe dalim bosh në treg thotë një pensioniste”

Edhe pse qytetarët janë përballur shpeshherë me rritje çmimesh, veçanërisht ne prag të festave, një situatë kaq e zymtë dhe e pashpresë , nuk është ndier asnjëhere më parë në këtë treg simbol të qytetit të Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds