Pas temperaturave të larta sot moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Sinoptikania e “Meteoalb” Lajda Porja solli parashikimin e motit për orët dhe ditët në vijim.

“Jemi nën ndikimin e situatës termike duke filluar që nga dita e diel dhe pasi kaluam ditë me temperatura shumë të larta, moti ka qenë me temperatura shumë më të freskëta kjo për shkak të një mase ajri më të freskët që ka përfshirë Evropën.

Duke qenë se Ballkani po përjetonte temperatura të larta, kur hyri kjo masë e ftohtë shumë zona në Ballkan u përfshinë në reshje shirash edhe me intensitet të lartë.

Një situatë e tillë ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, kryesisht në veri dhe në Shqipërinë qendrore.

Mbetet edhe sot situata e paqëndrueshme me reshje shiu, por do të jenë shumë më të pakta. Reshjet do të jenë kryesisht në Veri dhe në zonat qendrore, ndërsa Jugu mbetet pa reshje.

Do të ketë një përmirësim të situatës sa i përket ditës së nesërme, ndërkohë dita e enjte do të sjellë sërish reshje, ku sërish në fokus do të jetë veriu dhe pjesa lindore e vendit, duke përfshirë Librazhdin, Elbasanin dhe rrethinat e Tiranës.

Reshjet do t’i kemi prezente të paktën deri të premten. Në fundjavë do të kemi një qëndrueshmëri të kushteve dhe një përmirësim të dukshëm të situatës së motit”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Lajda Porja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds