Cirku erdhi në qytet, pas shumë vitesh duke sjellë për të vegjël e të rritur, magji, emocione dhe të qeshura. Fëmijët dhe qytetarët lushnjarë mbrëmë shijuan shfaqjen e artistëve të Cirkut Kombëtar tek sheshi para bashkisë.
Trupa e Cirkut Kombëtar ka nisur sezonin artistik në të gjithë qytetet e Shqipërisë këtë verë për të argëtuar qytetarët, por vëçanërisht fëmijët me numra të zgjedhur enkas për ta.