Kultivuesit e patates në fushat e Divjakës po shfrytëzojnë motin e mirë për vjeljen e prodhimit të vjeshtës. Patatja ka arritur  rreth 40 % të fondit të tokës bujqësore në këtë zonë. Fermerët vit pas viti janë specializuar për kultivimin e kësaj kulture. Aktualisht prodhimi që po mblidhet këto ditë nuk ka arritur pritshmëritë e fermerëve në rendiment për shkak jo vetëm të temperaturave të larta por edhe për faktorë të tjerë.

Janë më shumë se 300 hektarë këtë sezon të mbjellë me patate të cilat fermerët po e vjelin dhe e tregtojnë apo dhe e magazinojnë pasi duhet të përgatisin tokën për kulturat e tjera pasardhëse.

Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut janë dy faktorë për të cilat fermerët shprehen se nuk marrin as paratë e shpenzimeve të bëra për kulturën e patates.

Pavarësisht problemeve që kanë fermerët, këta të fundit po nxitojnë të mbledhin prodhimin e patates dhe atë që nuk e tregtojnë po e magazinojnë në kushtet e shtëpisë për t’a tregtuar në një moment tjetër më të volitshëm.

 Sakaq  futja me shumicë e patates nga tregu i jashtëm i konkuron kultivuesit e patates. Si zgjidhje fermerët në këtë situatë shohin vetëm pikat e grumbullimit dhe kontratat, pasi tregtarët sipas fermerëve tallen me djersën e tyre. Aktualisht patatja në Divjakë shitet me 35 deri në 40 lekë për kg.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *