Programi i zhvillimit të pronave publike hyn tashmë në një fazë të re, ku ditën e sotme janë prezantuar projektet e radhës që pritet të ndërtohen në Tiranë. Drejtorja ekzekutive e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Adelina Greca ka bërë një pasqyrim të projekteve në Tiranë që do u vihen në ndihmë të administratës publike dhe sipërmarrjes private.
Një prej projekteve që është prezantuuar sot është i Expo Albania, në afërsi të liqenit të Farkës që do të jetë një mundësi për ekspozita dhe panaire. Një tjetër infrastrukturë do të ndërtohet pranë stadiumit Dinamo, e cila do të jetë në funksionon të administratës publike me 22 institucione të administratës qendrore.
Një tjetër godinë do të jetë pranë ATSH-së me hapësirë nëntokë, hapësira komerciale, zyra, hotel dhe rezidencë. Ndërsa pranë shkollës Harry Fultz, parashikohet një infrastrukturë 3 institucione si Kadastra, Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Shpronësimet në një vend.
