Çifti i fermerëve Murati në Frakull të Fierit prej 10 vitesh kultivon suksesshëm frutin ekzotik kivi në një sipërfaqe 5 dynym tokë. Stefan Murati tregon se këtë iniciativë e ndërmori duke u bazuar në eksperiencën si tregtar në shtetin grek.
Prodhimi këtë vit duket i mbarë dhe cilësor, ndërkohë që presim të shkojë në 12 ton , duke e konsideruar një ndër vitet më të mira pavarësisht kushteve jo të favorshme të klimës për 2023, tha Stefani. Ai tregon se tregun vendas e ka të garantuar dhe gjatë dhjetë viteve nuk ka njohur asnjëherë prodhim stok.
Bashkëshortja e tiij Rozeta, pohon se frika e dështimit ka ecur paralelisht me suksesin, pasi 5 vitet e para prodhimi ishte i paktë, por me kalimin e kohës ky frut iu përshtat shumë mirë klimës së zonës së Frakullës.
Çifti Murati po mendon të shtojë sipërfaqen e mbjellë dhe apelon për ndihmë me subvencione nga shteti.