KQZ vendosi që mandatin në koalicionin e Nismës Shqipëria Bëhet ta marrë Kleana Xhuveli.
Në sherrin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mandatin e mori Xhuveli, e cila është vajza e tezes e Lapajt.
Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin.
Celibashi: Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe është pranuar nga KQZ, nuk qëndron. Kodi parashikon që emrat dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshojnë pas miratimit përfundimtar. Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.
Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në daën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e ccdo kandidati për të hequr dorë.
Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit.
Mandati i vetëm në Kuvend i koalicionit Shqipëria Bëhet shkaktoi përplasje në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.
Sipas marrëveshjes së arritur mes dy partive përbërëse të koalicionit, kandidatët e listës së mbyllur ishin familjarë të drejtuesve që kishin firmosur paraprakisht një deklaratë dorëheqjeje nga mandati, për të hapur rrugën kandidatëve të listës së hapur, ku fitues do të shpallej kandidati me më shumë vota preferenciale.
Kandidati i listës së hapur që ka marrë numrin më të madh të votave është Adriatik Lapaj. Megjithatë, i afërmi i Endri Shabanit në listën e mbyllur, Zeqir Kordhoni, ka paraqitur kërkesë për të marrë mandatin.
Shabani dhe Kordhoni argumentonin se ky veprim është pasojë e premtimit të pambajtur të Lapajt, i cili sipas tyre kishte deklaruar më herët se nuk do të mbante mandatin nëse koalicioni fitonte vetëm një vend në Kuvend.