Buxheti për vitin 2026 pritet që të miratohet ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Mbledhja e qeverisë, pritet që të mbahen në orën 17:00.
Pas kalimit në qeveri, buxheti do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim. Socialistët kanë rënë dakord që me 19 nëntor të diskutohet në parim në parlament. Ndërsa me 11 dhjetor pritet diskutimi dhe miratimi nen për nen.
Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 9 miliardë euro.
