“Gjysma e burrave janë çyryk në politikë”, tha Rama, teksa iu përgjigj edhe deklaratave të opozitës, për “ofendimet e tij”.

Çfarë diskutimi duhet të bëjnë në 11 maj votuesit e parë, vajzat dhe djemtë e familjeve demokrate. Që të votojnë me bashkëmoshatarët për Shqipërinë në BE, apo të ndahemi disa me BE, disa në kënetë. Çfarë ka atje? Më treguan qëparë një video, një Fidel i kënetës. Hajde mendje hajde. Hajde muhabete hajde. Hajde çyryk hajde. Po kur thonë Rama ofendon burrat. PS nuk mundet dot se e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Te burrat jemi më ngushtë, sepse gjysma e burrave nuk janë mirë. Ata mund të jenë në rregull në punën e përditshme, po hyre te politika është çyryk, nuk sheh, nuk kupton. Bëji çfarë të duash ti, me kënetën ai. Dalin këta të kënetës bëjnë statuse ne nuk jemi çyryk. Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete. Por, bashkë me gratë, na mjafton gjysma e burrave.

Nëse Shqipëria sot është afër BE, arsyeja kryesore është se kjo forcë politike mbështetjen më të madhe e ka te gratë. Po kur thonë gratë tona janë burrnesha. Fiks atë them dhe unë. Kemi krenari të themi sot se në listën e mbyllur 52% i kemi gra“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *