Një nga sfidat me të cilat po përballet sektori i bujqësisë është braktisja e saj. Të rinjtë paragjykojnë punën në këtë sektor, pasi e konsiderojnë si një punë të lodhshme dhe jo shumë të paguar dhe nuk duan të jetojnë në fshat. Emigracioni luan gjithashtu një rol negativ duke detyruar moshat e treta që të punojnë në bujqësi. Fermerët pohojnë se është kryesisht mosha mesatare që kanë zgjedhur jetën në fshat dhe bujqësinë si aktivitetin e tyre kryesor, ata që mbajnë në këmbë bujqësinë.
Në sektorin e bujqësisë punësimi në terma vjetorë është ulur me 6,1%, ndërkohë që është burimi kryesor i të ardhurave për rrethin e Lushnjës.
