Kanë mjaftuar 15 minuta breshër pasditen e së premtes për të dëmtuar mbi 160 hektarë të kultivuara me pjeshkë në zonën e Barbullinjës në Njësinë Administrative Fiershegan. Reshjet e breshërit kanë qënë me intensitet të lartë duke dëmtuar kokrrat si dhe rrëzuar në tokë lulet e varieteteve më të vona.
Fermerët shprehen se investimi i kryer prej kohësh ka shkuar dëm dhe duan ndihmën e shtetit në këto momente kritike për punën e tyre pasi të ardhurat i sigurojnë nga kjo kulturë në të cilën kanë vite që investojnë
Kandidatët për deputetë të opozitës Eduart Sharka dhe Gentjan Çela kanë parë nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu.
Kurse Bashkia e Lushnjës në koordinim me Njësinë Administrative FierShegan kanë ngritur një grup pune me specialistë për të verifikuar dëmet e shkaktuara.