Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Rio Verde de Mato Grosso në Brazil, ku një fëmijë 2-vjeçar vrau aksidentalisht nënën e tij, pasi arriti të kapte një armë zjarri të lënë pa kujdes. Sipas raportimeve të CNN, incidenti ndodhi brenda banesës familjare dhe është regjistruar nga një kamerë sigurie.

Në pamjet filmike, vogëlushi shihet teksa afrohet pranë një tavoline dhe merr një armë të tipit ‘Glock 9 mm’. Ndërsa nëna e tij, Deborah Rodriguez Monteiro, 27 vjeçe, e vëren dhe i heq vëmendjen, fëmija tërheq këmbëzën, duke e qëlluar në mënyrë fatale në gjoks dhe krah.

Bashkëshorti i saj, Daniel Felismino, ndërhyri menjëherë, largoi armën dhe tentoi të ndihmonte partneren, por përpjekjet ishin të kota. Viktima u transportua në spital, ku u konfirmua vdekja e saj.

Armëmbajtësi, babai i fëmijës, i cili punon si fermer dhe zotëron leje zyrtare për mbajtjen e armës, pritet të përballet me akuza për vrasje të paqëllimshme. Ai aktualisht është i lirë, ndërsa autoritetet po hetojnë për rrethanat e ngjarjes.

Njëkohësisht, po bëhen vlerësime për gjendjen psikologjike dhe mirëqenien e fëmijës, për të përcaktuar nëse do të përfshihet Shërbimi për Mbrojtjen e Fëmijëve në këtë rast. Tragjedia ngre shqetësime të mëdha për sigurinë e armëve brenda ambienteve familjare dhe nevojën për ndërgjegjësim më të gjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds