Rruga e vjetër Ballsh – Fratar e cila të conte drejt bregdetit jugor, Kakavijës dhe Gjirokastrës e ka humbur rëndësinë e saj te dikurshme, pasi tani aksi më i përdorur është Levan – Tepelenë.
Ndryshim i trafikut ka prekur qytetin e Ballshit, por edhe bizneset kryesisht karburante, njësi shërbimi dhe restorante.
Përgjatë rrugës kanë qënë më shumë se 25 pika shërbimi që tashmë janë të mbyllura. Ato falimentuan si pasojë e rënies së xhiros e bashkë me to zona humbi rëndësinë e dikurshme, por edhe qindra vende pune. Banorët kujtojnë me nostalgji kohën e dikurshme dhe e krahasojnë me realitetin ku po jetojnë.
Nga banorët kërkohet vëmendje për mirëmbajtjen e rrugës e cila veç rëndësisë si një aks kombëtar lidh edhe afro 10 fshatra të kësaj zone me qendrat urbane të cilët prodhimet e tyre bujqësore , blegtorale i nxjerrin në tregjet e qytetit Ballsh e më gjerë.
Ky është një ndër rastet klasike, kur ndryshimi i qarkullimit ka një impakt direkt në zhvillimin e zonës dhe në jetën e banorëve të cilët kryesisht merren me blegtori, vreshtari e ullishte.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”wTpWNO-it6o”]
