Qeveria pakistaneze shpalli luftë të hapur ndaj autoriteteve talebane të enjten , pas një sulmi afgan në kufirin midis dy vendeve, gjë që e shtyu Islamabadin të nisë sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje, veçanërisht në Kabul, kryeqytetin afgan.

Sipas mediave të huaja, forcat e armatosura goditën disa instalime në tokën afgane gjatë natës, duke përfshirë qytetet e Kabulit dhe Kandaharit, më i madhi i vendit, në atë që Ministri i Brendshëm pakistanez Mohsin Naqvi e përshkroi si hakmarrje të përshtatshme për sulmin afgan të ditës së mëparshme.

“Durimi ynë ka mbaruar. Tani ka një luftë të hapur midis nesh dhe jush”, tha Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Asif Khawaja, nëpërmjet X.

“Forcat tona të armatosura janë plotësisht të afta të shtypin çdo ambicie agresive”, tha kryeministri pakistanez  Shahbaz Sharif në një deklaratë të lëshuar nga qeveria e tij nëpërmjet X.

Gazetarët e AFP-së në kryeqytetin afgan dëgjuan një seri shpërthimesh në Kabul dhe zhurmën e avionëve ushtarakë në orët e para të mëngjesit. Në Kandahar ku ndodhet lideri suprem i talebanëve, Himbatullah Akhundzada, një gazetar tjetër i AFP-së dëgjoi gjithashtu avionë luftarakë që fluturonin sipër kokës.

Marrëdhëniet midis Pakistanit, një vend me arsenal bërthamor, dhe Afganistanit, ku talebanët u rikthyen në pushtet në gusht 2021, janë përkeqësuar me shpejtësi  në muajt e fundit. Kalimet kufitare midis dy vendeve ishin mbyllur kryesisht, pas armiqësive të mëparshme midis dy palëve në tetor, të cilat lanë më shumë se shtatëdhjetë të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds