Boksieri fierak Aleksandër Kallashi, fitues i titullit kampion europe për të dytën herë, ëndërron tashmë titullin botëror , por për këtë, kërkon mbështetjen e bashkisë. Ëndrra ime është të mbroj titullin botëror në qytetin tim, thotë 30 – vjecari i cili apelon për mundësi stërvitjeje në Apolloni.

Ndërkohë trajneri , Baftjar Abazaj , ka pohuar se në një takim me kryebashkiakun Subashi , është kërkuar mbështetje financiare për talentin e ri fierak, gjë që u është premtuar .

Është mëkat që talente të tillë të na i mari bota ka thënë menaxherja e tij , ndaj mbështetja për boksierin Kallashi duhet të jetë maksimale.

Kallashi ështę sfidant në peshën 69 kilogramë dhe dorezat i ka veshur për herë të parë në moshën 13- vjecare. Së fundi jeton në Gjermani dhe në ndeshjen e 29 Nëntorit që u zhvillua në Durrës është fitues i dy brezave kampion europe.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds