Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë pak minuta më parë në lagjen “ Apollonia” ku një e moshuar kish mbetur e bllokuar në banesë. Sipas informacioneve paraprake e moshuara jetonte e vetme në katin e pestë të një pallati dhe vuan nga probleme shëndetësore. Pasi ka parë që dera nuk hapet e moshuara ka thërritur për ndihmë. Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur hapjen e derës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *