Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar për pasojat ekonomike të krizës në Lindjen e Mesme, duke folur edhe për vendimin e Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi të Komisionit mbi situatën në rajon, ajo u shpreh: “Ne patëm një debat politik, veçanërisht mbi ndikimin ekonomik të krizës në Lindjen e Mesme.”

Von der Leyen theksoi rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, duke deklaruar: “Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është dëmtuese dhe liria e lundrimit është me rëndësi të madhe.”

Ajo nënvizoi se zhvillimet në këtë zonë mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta në tregjet globale dhe ekonominë ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds