Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në SPAK. Ende nuk dihet shkaku konkret që biznesmeni është paraqitur në Prokurori, por kujtojmë se ai ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai ka shtetësi belge dhe është përfshirë prej gati një dekade në botën e tregtisë, kryesisht në aktivitetin e metaleve. Në media qakullon një foto e tij nga viti 2019, në aeroportin e Romës, në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Besohet se  Veliaj dhe Abule kanë njohje të konsiderueshme dhe se udhëtimi i tyre mund të ketë qenë për qëllime turistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *