Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nënvizuar nevojën për “rrjedhje të vazhdueshme” të ndihmës humanitare në Gaza, gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit Benjamin Netanhayu. Gjatë bisedës së tij me Netanyahun të hënën, Biden përshëndeti gjithashtu lirimin e Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz, dy gra të moshuara që mbaheshin peng nga Hamasi në Gaza.
Biden më pas përsëriti angazhimin e tij ndaj “përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të marra nga Hamasi”, ndërsa bëri thirrje për kalimin e sigurt të civilëve nga Gaza.
Më herët të hënën, ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamas tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve në enklavë ishte rritur në 5,087 që kur Izraeli filloi reagimin e tij ndaj sulmit ndërkufitar të Hamasit. Shifra përfshinte 436 viktima, 182 prej të cilëve ishin fëmijë, të cilët ishin vrarë në 24 orët e mëparshme.
