Referuar statistikave të policisë nga janari deri ne tetor janë sekuestruar 300 armë të kalibreve të ndryshëm dhe në pranga për veprën penale të armëmbajtjes kanë rënë 32 persona dhe 30 të tjerë janë arrestuar për moskallzim krimi

Armët më të përdorura nga personat me rekorde kriminale janë pistoleta dhe kallashnikovi, të cilat të arrestuarit nuk kanë nguruar ti marrin me vete në rrugë e locale. Shumica e tyre janë prodhime të reja që dyshohet se kanë ardhur nga jashtë vendit.

Këto armë së bashku me sasi të konsiderueshme municioni janë çuar në laboratoret shkencorku do të ekzaminohen për të kuptuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Përveç armëve të zjarrit fenomen mbetet dhe tregtimi i lëndëve shperthyese dhe i minave të telekomanduar ku gjatë këtij viti policia ka evidentuar 8 raste. Shpërthimet e telekomanduara përdoren nga grupet kriminale për shkatrime biznesesh apo A për të eleminuar kundështarët pasi eksploziovi fsheh provat dhe policia e ka të vështirë të shkojë në emrat e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds