Ka rënë ndjeshëm numuri i lindjeve në maternitetin e Fierit. Lajmin e konfirmon mjeku gjinekolog, por njëkohësisht dhe President i Urdhërit të Mjekut për Qarkun Fier Besnik Brahimaj. Ai thotë se nga 5 mijë lindje në 1990 ka shkuar në 1 mijë lindje në vit për shkak të emigracionit,  gjendjes ekonomike të dobët. Komuniteti romë është ai që ka lindjet më të mëdha.

Mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj sqaron se ka lindur nevoja për rikonstruksion total të maternitetit në Fier, sepse është mbi 50 vjeçar. Lindjet po kryhen në TR, në maternitete private apo shtetëror ndërkohë që kemi  stafi të shkëlqyer dhe profesionist për lindje normale dhe me operacione nga më të vështirat, por jo kushte.

Rritja ekonomike, kthimi i emigranteve , kushtet në maternitet, janë tre arsyet që nëse arrihet që të bëhen do të sjellë rritjen e numrit të lindjeve, ka përfunduar mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”txV8X7hDRgw”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds