Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta përpara SPAK, duke denoncuar sipas tij, trajtimin e Ilir Metës dhe Erion Veliajt në burg.
Ai akuzoi autoritetet se po mbajnë Metën të izoluar pa asnjë provë ligjore dhe në kushte çnjerëzore. Berisha pretendon se Veliaj është keqtrajtuar dhe kërcënuar në burg nga një biznesmen, në prani të ministrit Ulsi Manja.
Ai dënoi ndërhyrjet politike në drejtësi dhe kërkoi veprim nga Avokati i Popullit. Sipas tij, qindra qytetarë po mbahen në paraburgim në mënyrë të paligjshme.