Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”.
Arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se Kryedemokrati është i sëmurë me virozë.
I pranishëm ishte vetëm një nga avokatët e tij, Ledio Nuraj, i cili ka bërë me dije se Berisha nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes shëndetësore.