Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij për mediat ka përmendur rastin më të fundit të abuzimit me tenderat e AKSHI.
Pasi SPAK ka dhënë masën e “arrestit me burg” për biznesmenin Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, teksa për Agasin ka hedhur akuza dhe spekulime duke përmendur dhe ish- ortakun e tij Armand Franga.
Berisha akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, se kanë marrë peng biznesmenin Geron Meçe, i angazhuar në tendera pranë AKSHI.
Sipas tij, ata kanë ushtruar presion që ai të tërhiqej nga procedurat e prokurimit, të cilat më pas pretendohet se janë fituar nga persona të lidhur me ta.
“Ergys Agasi i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria. Ish- ortaku i Armand Frangut, se ai është ‘epiqendra’. Akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arrest apo jo.
Geron Meçën, ish- ortakun e Frangut i cili ka dy apo tre muaj që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja që organizoi Ergys Agasi, me porosi të Edi Ramës.
Ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën? E implikuar direkt sipas regjistrimeve ambientale në tenderat e familjes së Armand Frangut.”– tha kryedemokrati.
