Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, nën drejtimin e Kryedemokratit Sali Berisha.
Sali Berisha: Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025.
PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar.
E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike.
Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë.
Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, kjo ka disa faktorë, por një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike.
Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan, ata thonë se kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë sepse diktaturat totalitare e përjashtojnë pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton pluralizmin, por e shtyp pluralizmin.
Kjo e dyta e shtyp pluralizmin dhe është mizore në përqendrimin e të gjithë pushteteve në një dorë.
Të nderuar zonja dhe zotërinj dhe të dashur qytetarë që nga ndiqni, nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti i republikës tek punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2 mijë prej tyre nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqendrim pra pothuaj total, i përkasin partisë shtet, partisë së krimit.
Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktature autokratike se sa ky.
