Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në konferencë për shtyp për ndarjen e aktorit të madh Zef Deda.

“Sot është një ditë zie për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit e mbarë Shqipërisë, mbasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur, e talentuar, Zef Dedën.
Zef Deda ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij, ia kushtoi në çdo kohë të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë.
Ai ndahet nga jeta para kohe, pra, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art.
Por, mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që lë.
Ndaj dhe unë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *