Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, sepse tani vjen vetëm me anije. Ai tha se ka denoncuar kontrabandën e naftës me shifra, e cila është jo më pak se 300-400 mijë ton në vit. Berisha shtoi se kemi një fenomen ku çdo sirenë jahti që dëgjon në Durrës, u kushton shqiptarëve 500 mijë litra naftë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këtu para jush kam denoncuar kontrabandën e naftës me shifra, e cila është jo më pak se 300-400 mijë ton në vit. Kam deklaruar se naftë pa pjesëmarrje të qeverisë nuk kontrabandohet dot kurrë. Jo, kurrë. Nuk mundet sepse nuk vjen më nafta me kamionë, nafta vjen me anije. Hyn kur qeveria i hap portin dhe pa diskutim që kompania që e ka bërë, nuk e di cila është, cilado duhet të ndëshkohet për kontrabandën, por që është qeveritar mbrapa saj, të garantoj 100 përqind.

Përndryshe, kemi një fenomen tjetër, çdo sirenë jahti që dëgjon në Durrës, u kushton shqiptarëve 500 mijë litra naftë. Vijnë e marrin me 500 lekë. Bëhen lajme na erdhi filan jaht, shtrohet një drekë ose një darkë për kryeministrin aty, dhe qytetarët paguajnë minimumi 1200 lekë për litër naftë të atij që merr në Shqipëri. Dhe kjo është një vjedhje që Edi Rama i bën pasuritë kombëtare me miliardera. Dhe thotë se i bëhet reklamë Shqipërisë. I bëhet reklamë Shqipërisë për korrupsion. Po pse nuk i hap Italia ato, ja ku i ka portet afër nesh. Pse nuk i jep Greqia? Greqia ka qindra porte. Por del Shqipëria dhe e jep naftën me 500 lekë litri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds