Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ishte gati për t’u ulur në një tryezë me Kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë.
Ky fakt u bë i ditur në një konferencë për mediat.
“Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë ka të tjera që se kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për Bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës. Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka.”, tha ai.
