Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Fier- Berat prané fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkẽmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.

Aksi Fier–Berat njihet si një prej segmenteve problematike të qarkullimit rrugor, i konsideruar shpesh si “njollë e zezë” për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *