David Beckham po përgatitet të festojë 50 vjetorin më 2 maj, por atmosfera festive ka nisur më herët.

Ish-futbollisti anglez ka qenë në qendër të një mbrëmjeje të veçantë, me bashkëshorten e tij, Victoria Beckham, familjen dhe shumë miq të famshëm në krah.

Ngjarja u mbajt në Cipriani Downtown Miami në Florida dhe përfshiu shumë nga miqtë e famshëm të çiftit si legjenda e futbollit amerikan, Tom Brady, ish-basketbollisti i famshëm, Shaquille O’Neal dhe ylli argjentinas i ekipit amerikan që ka në pronësi Beckam, Lionel Messi si dhe katër fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo dhe Cruz dhe vajzën Harper.

Festimet përfshinin darkë dhe pije, ndërsa të ftuarit shijuan muzikë nga DJ D-Nice në një nga sallat e Cipriani.

Beckham ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, duke postuar foto nga mbrëmja.  “Mendova të filloja të festoja pak herët, një natë kaq e veçantë në Miami”. Ndihem me fat që kam miq dhe familjarë të mrekullueshëm me të cilët nis festimet e 50-vjetorit tim. Ju dua”, shkroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds