Këndi i lojrave të fëmijëve tek lulishtja e qytetit e sjellë disa herë në kronikat tona për shkak të gjendjes së mjerueshme, po restaurohet nga Kisha Ungjillore “Mozaik” Lushnjë me pastor Saimir Brazhdi dhe 40 vullnetarë nga Hollanda. Bashkia e Lushnjës e cila e ka për detyrë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojrave dhe hapsirave të tjera publike për fëmijë e të rritur, nuk ka investuar për fëmijët, vetëm ka dhënë lejen për punimet.

Ne jemi nga një kishë në Hollandë dhe kemi miqësi me Kishën Ungjillore “Mozaik” me të cilën po bashkëpunojmë për të ndihmuar Lushnjën me rikonstruktimin e këndit të fëmijëve, tha Jan De Vente, njëri nga vullnetarët nga Hollanda.

Qytetarët kritikojnë bashkinë që nuk kujdeset për fëmijët dhe falenderojnë kishën ungjillore për këndin e lojrave, pasi prindërit i çojnë fëmijët në këndet private të lojrave, të cilat janë me pagesë.

Bashkia Lushnjë nuk ka kontribuar në punime përveç se me disa punonjësve të saj që po ndihmojnë. Restaurimi i këndit të lojrave nga Kisha Ungjillore “Mozaik” do të zgjasë 3 ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *