Bashkia e Divjakës po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri turistik duke mbledhur mbetjet e plastikës të dala në bregdet dhe duke vazhduar punën për krehjen e brezit të rërës dhe largimin e mbeturinave bimore me synim që sezoni i ri turistik t’u ofrojë pushuesve një ambient sa më të pastër.

Kryetari i Bashkisë Divjakë Josif Gorrea kundërshton mënyrën sesi po kryhet dezinsektimi ndaj mushkonjave. Pylli halor që shoqëron gjithë brezin e rërës,në brendësi të tij ka shumë pellgje me ujëra të ndenjura që janë dhe habitati kryesor për mushkonjat. Spërkatja e pjesshme që po kryhet nga Ministria e Shëndetësisë rezulton jo efektive për eliminimin e vatrave me insektet në fjalë. Kjo mënyrë sipas zotit Gorrea eleminon vetëm 20 % të insekteve, prandaj dhe e kemi kundërshtuar, se të vetmen mënyrë efektive shikojmë spërkatjen nga ajri nëpërmjet avionëve, tha ai.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”n0nGbfys_jY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds