Një zjarr ka rënë në mesditë në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” ne Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermeret e zones, duket se ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike. Për të shmangur rrezikun ndërkohë  është bërë edhe stakimi i energjisë , ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve të cilat favorizohen edhe nga era.

Banorët e zonës teksa kanë mbetur edhe pa energji tashmë në banesat e tyre, shprehen të revoltuar për papërgjegjshmërinë e zjarrvënësve të cilët nuk i mendojnë pasojat  e parikuperueshme që mund të sjellin zjarret në një zonë të banuar. Ndërkohë né vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin herimor të cilët po punojnë për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds