Banorët e Imshtës vazhdojnë protestat e tyre për tokat buzë lumit. Pasi u paraqitën dje në komisariat, mbrëmjen e djeshme kanë kërkuar sqarime nga Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa. Banorët kanë kërkuar nga Kryetarja të zbatohen ligjet në fuqi për tokat e baseneve ujore dhe distancat e ndërtimeve brenda tyre.
Banorët u shprehën se nuk do të lejojnë që tokat bujqësore të përdoren për panele diellore.
Zonja Sefa është shprehur se: Pretenduesit e blerjes së tokës nuk kanë marrë leje në bashkinë Lushnjë për ndërtim apo zhvillim prone, por kanë marrë nga Administratori i Njësisë Administrative Bubullimë vetëm leje për të rrethuar tokën që pretendon se e ka blerë nga të tjerë.
