Banorët e fshatit Peshtan i Vogël në pamundësi për të siguruar dru pylli edhe pse janë të “rrethuar” me pyje, shpesh përdorin dru ulliri nga krasitjet, por edhe nga pemët më të vjetra për të përmbushur nevojat për ngrohje. Kjo pasi prerja e druve në pyll dënohet me ligj dhe është e pamundur, kurse në disa zona sipërfaqet pyjore janë të pakta.
Gazi apo korenti nuk shihen te preferuara për ngrohjen e shtëpive private, pasi janë të shtrenjta. Ndërkohë një latë dru shkon nga 6 deri 9 mijë lekë të reja.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”yOS-0M-o4Tg”]
