Pushteti vendor siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve dhe është një prej shtyllave të ecurisë së jetës në komunitet. Por në fshatin Kamçisht të njësisë administrative Bubullimë sipas banorëve duket se kjo gjë nuk po merret parasysh. Përfaqësuesit e lagjeve pretendojnë se nuk janë pyetur dhe nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjen e kryeplakut të fshatit.
Nga ana e tij, ish kandidati për Kryetar i Bashkisë Lushnjë zoti Eduart Sharka thekson se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe dhe duhen përsëritur.