Pasi protestuan pér zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë, të njësisë administrative Levan, nga kompania ”Bervi Construksion”, në pronësi të bashkëshortes së Pëllumb Salillarit, e cila po investon për ndërtimin e paneleve diellore, 14 familjet e prekura, i janë drejtuar Policisë së Fierit. Ata kanë vendosur ta ndjekin çështjen e tyre në të gjitha instancat duke ndjekur hapat e duhur ligjor. Fillimisht ata protestuan pranë tokave të tyre, tre ditë më parë, ndërsa paraditen e sotme i jane drejtuar komisariatit të Policisë Fier, për të bërë një kallëzim kolektiv. Në prononcimin e tij për mediat, fermeri Sandër Muja, ka kërkuar mbështetjen e shtetit dhe i ka bërë apel organeve të drejtësisë, të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj situate, pasi këto toka i kultivojnë prej 30 vitesh duke qënë taksapagues të rregullt. Ne endemi prej 3 dekadash nëpër institucione për t, u pajisur me çertifikatë pronësie, dhe befas mësojmë qę prej një viti çertifikatën e pronësisë e ka marrë një kompani private.  Ne i disponojmë këto toka me ligjin 7501, dhe AMTP të rregullt, ku shkruhet se tokën e kemi në pronësi dhe jo në përdorim ka thënë Muja, teksa ka theksuar se  nuk do të lejojnë kurrë që mbi tokat e tyre  të mbjella me grurë, të hidhen gurë.

Ata shprehen të vendosur në kauzën e tyre, pasi tokat që kultivonin deri një vit më parë, janë i vetmi burim të ardhurash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *