Tensioni dhe kaosi shoqëroi seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, nuk lejuan zhvillimin normal të seancës, pasi u futën në sallë rreth orës 09:30 dhe bllokuan foltoren duke kthyer karriget përmbys. Më pas deputeti i PD Saimir Korreshi, ndezi tymuesen.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke u kollitur prej tymit, nisi votimin e disa projektligjeve dhe marrëveshjeve mes kaosit që kishte përfshirë sallën e Kuvendit dhe me 75 vota kundër u rrëzuan të gjitha propozimet e opozitës.

Gjithashtu 20 minuta më vonë Nikolla, mbylli seancën e sotme.

Jashtë sallës së Kuvendit për gazetarët, deputetët opozitarë thanë se Parlamenti është marrë peng ‘nga një grup kriminal’ dhe paralajmëruan aksione të tjera për të mos lejuar zhvillimin e seancave normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *