Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkruan se investimet e realizuara ndër vite kanë forcuar ndjeshëm sigurinë energjetike të vendit, duke e orientuar Shqipërinë drejt një modeli të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Balluku theksoi se ky progres është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, pasi World Economic Forum e ka renditur Shqipërinë në vitin 2025 si një nga vendet me qëndrueshmëri të lartë energjetike, falë kapaciteteve prodhuese 100% nga burime të rinovueshme.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër  krenarë për gjithë atë çka kemi ndërtuar në këto vite, duke rritur në mënyrë të ndjeshme burimet e energjisë së rinovueshme dhe duke ndërtuar një strategji që do të na lejojë që, në vitin 2030, të prodhojmë 45% të konsumit vendas nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike. World Economic Forum vlerësoi se, në vitin 2025, Shqipëria ishte më e qëndrueshme në energji, falë kapaciteteve 100% të rinovueshme.” shkruan Balluku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds