Atmosfera magjike e festave te fundvitit ndihet nga të gjithë dhe kudo, por më shumë e ndiejnë fëmijët. Kjo javë që po mbyllet ka qënë e mbushur me aktivitete për festat organizuar me shumë dashuri nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”. Dekorimi i hapësirave shkollore, krijimi i kartolinave për festat, përgatitja e konkurseve të ndryshme, dhuratat e zgjedhura me kujdes nga nxënësit për njëri-tjetrin dhe në fund balloja e fundvitit.

Nën tingujt e muzikës festive dhe në një atmosferë plot ngjyra, elegancë e buzëqeshje gjimnazistët kaluan një mbrëmje të paharrueshme. Nxënës e mësues festuan së bashku mbylljen e një viti plot sfida e suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *