Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjeçarit në Bulgarec.

Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijes u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet. Ai e ka thirrur 78 vjeçarin për të dalë dhe kur nuk ka marrë përgjigje ka njoftuar fqinjët e tij dhe më pas kanë hapur derën e shtëpisë, ku në një prej dhomave gjendej trupi i pajetë i të moshuarit. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 78 vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë, e shkaktuar me mjet të fortë, çfarë i ka sjellë vdekjen. Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur para se 78 vjeçari të qëllohej për vdekje me mjet të fortë.

Policia dhe ekspertët janë kthyer sot në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti me të cilin u krye vrasja.

Vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacione të vlefshme që do orientonin policinë drejt identifikimit të autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds