Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencë me gazetarët komentoi ngjarjen e djeshme në Rinas.

“Policia në shërbim të narko-shtetit dhe kriminelëve”, deklaroi Kryedemokrati Sali Berisha.

DEKLARATA E BERISHES

Ekzekutimi publik i djeshëm i Gilmando Danit, eksponent kryesor i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit apo Sheqerit, në pamje të parë shofer i drejtorit të shërbimeve inteligjente të Policisë së Shtetit dhe inspektor policie, por në fakt një bos, edhe ky bashkë me vëllanë e vet i krimit të organizuar dhe drogës, është një ngjarje e cila u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se sa banda e Shullazit.

Vendi i ekzekutimit publik të tyre, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër.
Në atë zonë, përveç patrullës së policisë së rendit, është patrulla e policisë rrugore dhe po aty ngjitur është furgoni i FNSH-së, i instaluar aty që pas vjedhjes së shekullit të parave në aeroportin e Rinasit.

Është edhe një njësi, e cila rri aty në mbrojtje të sallonit të VIP-ave, kur kalojnë qeveritarët. Pra, nuk ekziston asnjë zonë tjetër, asnjë territor tjetër në të cilin të kryqëzohen në mbikëqyrje kaq shumë forca policore dhe speciale. Është gjithsej 100 metër nga rajoni i policisë së Rinasit, është pak metra nga dalja e sallonit të VIP-ave.

Pra, atentatorët apo vrasësit, pasi shkrehën breshëri të shumta mbi makinën që e prisnin të sigurtë, dhe i kishin zënë pritë pikërisht aty që nuk mund të zije pritë kurrë pa lejen e shtetit, pas ekzekutimit u larguan të qetë dhe përshkruan pa asnjë lloj telashi apo andralle të gjithë rrugën Rinas-Fushë Krujë, të gjithë rrugën Fushë Krujë pothuaj Krujë.

Fshati Halil është pranë Krujës, ngjitur me kalanë e Zgërdheshit. Dhe ata shkuan në Zgërdhesh dhe asnjë lloj përpjekje nuk u bë nga narkopolicia për të ndaluar vrasësit e Gilmando Danit dhe ata që plagosën rëndë Mustafa Shaljanin apo Sheqerin.

Tani, një qytetar dixhital shkruan këtu shpreh çudinë se pse opozita flet për një shofer apo agjent të thjeshtë policie dhe mbasi e vërteta është krejt tjetër lidhur me Muçi Shaljanin.

Vëllai i Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi.
“Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore.

Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”.

Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Eervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes.

Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë.
Këto kisha lidhur me këto çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *