Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ish-drejtorin e komanduar të AMP-së, Artjol Saliasi, lidhur me punësimin e Muçi Shaljanit, i cili mbeti viktimë në atentatin e 11 nëntorit 2025 në Rinas, ku ui vra edhe njëri prej personazheve më të njohur të botës së krimit shqiptar, Gilmando Dani.

Viktima Muçi Shaljani alias Sheqeri ishte punësuar si agjent me kontratë në kundërshtim me ligjin sipas hetimeve te ndjekura nga prokurori Bledar Valikaj.

Po sipas hetimeve rezulton se Shaljani edhe pse ishte i punësuar në AMP nuk kishte shkuar asnjë ditë në punë.

BALLAFAQIMI

Punësimi i viktimës Mustafa Sheqerit alias Muçi Shaljani në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka sjellë një ballafaqim mes dy zyrtarëve të AMP brenda Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori Bledar Valikaj ka konstatuar disa kundërthënie mes Gëzim Salës me detyrë drejtor i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe ish-drejtorit të komanduar Artjol Saliasi.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj gjatë ballafaqimit të dy deklarojnë i qëndrojnë deklarimeve të tyre që punësimi i Muçi Shaljanit është kryer për nevoja emergjente.

Gëzim Sala pyet Artjol Saliasin: ..A ma ke kërkuar ti?” 

Dhe Artjol Saliasi i përgjigjet: “… motivin e punësimit për nevoja emergjente nuk ja kam sugjeruar as kërkuar unë Gëzim Salës.” 

Sala më pas pyet ish-drejtorin Saliasin: “… nëse urdhri i emërimit dhe kontrata e punës nuk do të ishin nënshkruar nga ana juaj a do të merrte formë ligjore akti?” 

Shtetasi Artjol Saliasi i përgjigjet shtetasit Gëzim Sala: “.. nëse nuk do të më kishin ardhur akte të përpiluara për punësimin e Muçi Shaljanit unë nuk do të kisha firmosur asnjë akt.”

Pas punësimit në AMP Muçi Shaljani ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë disa herë në datat 22.09.2025, 19.10.2025, 26.10.2025, 07.11.2025 ku ka qëndruar disa ditë.

Në daljen e tij të fundit, në datën 07.11.2025 ku ka udhëtuar me Wizz Air Barcelona, rezulton në të njëjtën datë në të njëjtën orë me të njëjtin fluturim edhe Gilmando Dani.

Ata janë kthyer në datën 11.11.2025 ora 14:25, dhe kanë qenë në një automjet bashkë pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i Rinasit, pranë aeroportit “Nënë Tereza” janë qëlluar me armë zjarri dhe nga sulmi i ka mbetur i vdekur Gilmando Dani dhe është plagosur rëndë në kokë shtetasi Muçi Shaljani, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më pas.

Në vendin e ngjarjes është gjetur karta e ID-së së AMP-së së shtetasit Muçi Shaljani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds