Policia ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Farën. Marina Fara, emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Mësohet se policia i ka gjetur Marina Farës 4 doza kokaine, në total 4.4 gram.

Lënda narkotike i është gjetur në automjet. Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *