U arrestua shtetasja italiane që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy viktima në aksin Levan-Vlorë. Ka ndërruar jetë pas mesnate edhe pasagjeri i kamionçinës që u përfshi në aksidentin e të hënës, Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 14:25, kur një automjet tip kamionçinë doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar jashtë asfaltit.

Sipas të dhënave nga policia, kamionçina u godit nga një automjet tip “Dacia”, në të cilin udhëtonin dy shtetase të huaja dhe drejtohej nga shtetasja italiane Angela Tanzilo.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e kamionçinës, Ferdinant Hasani i cili humbi jetën në vend. Policia ka bërë me dije se Angela Tanzilo, banuese në Napoli është arrestuar dhe ndaj saj po vijojnë procedurat ligjore për ngjarjen tragjike.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një manovër të gabuar që kanë shkaktuar ngjarjen tragjike.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit me dy viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *