Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në natën e ndërrimit të viteve ka qëlluar me armë zjarri nga tarraca e një pallati.Gjithashtu  shqiptari ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale. Duke u konsultuar me burime të hapura, duke parë videon dhe duke krahasuar vendet që shfaqeshin në video me pamjet nga “Google Earth”, policia bastisi shtëpinë e shqiptarit.

Brenda banesës u gjetën armë moderne dhe në plehra policia gjeti edhe gëzhoja, duke konfirmuar atë që doli nga shikimi i videove të publikuara nga vetë autori i dyshuar. Disa nga armët, u gjetën brenda një gardërobë pa asnjë lloj mbylljeje që mund të parandalonte aksesin e kollajshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *