Policia e Vlorës ka arrestuar shoferin 80-vjeçar, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje një 22-vjeçar. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, ku 80-vjeçari duke drejtuar automjetin përplasi 22-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor dhe si pasojë ky i fundit humbi jetën. I moshuari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *