Ka përfunduar për herë të tretë në prangat e policisë, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

Mësohet se ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që Zaho fillimisht u arrestua në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021 dhe këtë të mërkurë në vitin 2024.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds